SHPËRNDAJE

Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të ruajtur dhe shpërndarë të dhënat tuaja, Buffalo LinkStation Duo (LS-WXL) është ideal për ketë punë. Është si një qendër bazë për të ruajtur dhe shpërndarë të dhënat tuaja nëpërmes rrjetit si fotografitë, muzikën, dokumentet etj, dhe është pajisje e përkryer për shtëpi apo zyrë të vogël.

Link Station Duo është një pajisje me performancë të lartë me dy disqe dhe dy bay Network Attached Storage (NAS), e cila gjithashtu mund të konfigurohet në RAID0 për performancë maksimale apo RAID1 për opsionin redundant (dyfishuar në dy) të hapësirës.

Se si duket dizajni i jashtëm dhe çfarë opsionesh posedon kemi shpjeguar në videon e më poshtëm:

Pra në kutinë e e pajisjes vijnë pajisja:

  • Buffalo LinkStation Duo NAS (4TB),
  • 2 kabllo për rrymë (versioni UK dhe EU),
  • Furnizuesi i rrymës,
  • Kabllo e shkurtë për ndezje/kyçje të rrymës,
  • Kabllo e rrjetit,
  • CD për instalim dhe udhëzuesi.

Sa i përket dimensioneve të pajisjes, është i gjerë 8.6 cm, i gjatë 20.4 cm,13 cm i lartë dhe peshon 2.5 kg bashkë me disqet. Ky model në front posedon 3 Led drita, dritën e rrymës kur është e kyçur, e dyta kur është në funksion d.m.th. gjatë bartjes së dokumenteve dhe e fundit Error Led kur ka ndonjë mesazh apo gabim. Ndërsa në pjesën e pasme pajisja posedon funksionin Switch që inicion kopjimin e drejtpërdrejtë nga USB-ja, pastaj është porta USB 2.0 e cila mund të përdoret për pajisje të jashtme (disqe të jashtëm, kamera digjitale, karta të memories etj), pastaj është Power Mode Switch që posedon 3 funksione Auto, On dhe Off, porta e rrjetit, porta për furnizim të rrymës, mbajtësi i kabllos për mos pengesë, ftohësi dhe çelësi i sigurisë kundër vjedhjes.

Për instalimin dhe konfigurimin e pajisjes në do të publikojm edhe një video e cila gjithashtu shpjegon në detaje përparësitë dhe karakteristikat e kësaj pajisje. /ameble