SHPËRNDAJE

Samsung Z1Ketë javë ishin publikuar disa raporte për lanismin e një smartphone-i nga gjiganti Samsung me sistemin operativ nga Samsung, tani më i njohur si Tizen, dhe si duket këto raporte sot edhe vërtetuan lansimin e pajisjes.

Samusng zyrtarisht njoftoi për lasnimin e pajisjes së parë me sistemin operativ Tizen me një çmim prej 92$ i koduar me ermin Z1.

Samsung Z1 vjen me ekranin 4 inç WVGA dhe është i përkrahur nga procesori 2-bërthamor me shpejtësi prej 1.2GHz, 768MB RAM memorie dhe 4GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet edhe për 64GB.

Karakteristikat të tjera të Samsung Z1 përfshijnë kamera kryesore 3.1 megapikselë, kamera frontale 0.3 megapikselë, bateria e fuqisë prej 1.500mAh dhe përkrahë teknologjitë Bluetooth, Wi-Fi, GPS, dhe rrjetin 3G.

Samsung Z1 fillimisht do të lansohet në Indi këtë javë, me çmim prej 92$ dhe është në dispozicion në tri ngjyra, të bardhë, të zezë dhe ngjyrë të kuqe. /ameble

SHPËRNDAJE