SHPËRNDAJE

Thashethemet e fundit premtonin se gjenerata e dytë e smartphone-it G Flex do të vij këtë javë në ngjarjen CES, ku tani posterat e vendosur nga LG në Las Vegas e kanë konfirmuar ketë gjë. LG G Flex 2 duket shumë i ngjashem me modelin e vitit të kaluar G3, mirëpo i lakuar si paraardhësi i tij. Posterat e LG-së kanë mbuluar të gjithë korridorin kryesor ku mbahet ngjarja CES, por një gjë që mbetet ende mistike janë karakteristikat e këtij modeli.

LG-G-Flex-2-poster

Posterat të cilët janë fotografuar nga The Verge, na japin një pamje të çartë se si do të duket ky smartphone. Është vështirë të tregohet nga posteri se sa saktësisht është i madh, mirëpo thashethemet thonë se do të jetë pak më i vogël se sa modeli origjinal G Flex.

Nëse mbetet t’i besojmë thashethemeve, G Flex 2 do të vij me ekranin 5.5 inç 1080p, procesorin Qualcomm Snapdragon 64-bit dhe lidhjen e avancuar LTE. Edhe ky gjithashtu pritet të mbaj butonat e pasmë dhe do të jetë i lakueshëm. /ameble