SHPËRNDAJE

Adobe Flash PlayerNëse u është shfaqur mundësia e përditësimit të Adobe Flash Player, gjithsesi se duhet ta bëni menjëherë. Adobe ka lëshuar së fundmi një version të ri të përditësuar të softuerit të tyre Flash Player që do të arnoj një mangësi të pazbuluar deri më tani të këtij softueri. Kjo mangësi në thelb u mundëson hakerëve të marrin kontrollin nga distanca të PC-së ose Mac-ut tuaj.

Çfarë e bën këtë përditësim me urgjencë të veçantë është fakti se janë raportuar raste që është shfrytëzuar si vrimë, që do të thotë se kjo mangësi është zbuluar nga hakerët dhe është duke u përdorur nga ata për tu qasur tek pajisjet e përdoruesve.

Nëse Flash Player i juaj është me version 16.0.0.287 në OS X dhe Windows ose 11.2.202.438 në Linux, atëherë shanset janë të lehta ndaj sulmit. Për ata që përditësimin e marrin automatikisht, atëherë përditësimi i ri që pranoni nga Adobe është versioni 16.0.0.296.
Adobe gjithashtu është duke punuar në një softuer të pavarur për ketë çështje që mund të instalohet manualisht dhe pritet ta lansoj gjatë kësaj jave. Kjo kompani gjithashtu është duke punuar me Google-in për të përditësuar versionin e Flash-it që është i futur në shfletuesin Google Chrome.

Për të kontrolluar se cilin version të Flash-it e keni të instaluar atëherë klikoni në ketë link, kurse për të marrë versionin e ri klikoni këtu. /ameble

SHPËRNDAJE