SHPËRNDAJE

HP ChromebookHP të hënën në heshtje ka lansuar laptopin Chromebook 14-inç me prekje, duke ju bashkangjitur linjës ekzistuese, pra modelit 11-inç. Për çfarë nevojitet një laptop me i madh kur vetëm ekziston i njëjti model mirëpo me madhësi me të vogël që realisht është shumë më i përshtatshëm për transport.

Modeli 14-inç vjen me karakteristika që mund tju bind të kaloni në një ekran më të madh. Në ketë model janë futur procesori NVIDIA Tegra K1, 4GB RAM, 32GB hapësirë e brendshme për ruajtje dhe portet e ndryshme duke përfshirë një USB 3.0, dy USB 2.0, HDMI dhe lexuesin microSD.

Përveç kësaj, modeli 14-inç posedon ekranin me definicion të lartë dhe rezolucion 1920 x 1080. HP premton së ky Chromebook e mban baterinë deri në 8 orë, megjithëse kjo ndryshon sipas përdorimit. Tregu i Chromebook-ve është ende në zhvillim dhe në rritje, ky model do t’ju kushtoj 439 $ (ose 360 Euro). Për këtë çmim, ju do të keni mundësi të gjeni ndonjë model me Windows 8.1, kështu që kjo varet së çfarë preferoni. Sidoqoftë,  laptopin Chromebook 14-inç mund ta bleni nga tani. /ameble

SHPËRNDAJE